75 Mall Live Search
12:36 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ishte deklaruar i zhdukur, i riu nga Kavaja, gjendet i vdekur dhe i groposur në Maqedoni

Një i ri nga Kavaja, i cili prej tre muajsh ishte deklaruar i zhdukur, është gjetur i vdekur dhe i groposur, në Maqedoni të Veriut.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Riku Beu nga Kryevidhi i Kavajës.

I riu është gjetur i vdekur në Shkup, i groposur.

Ka qenë analiza e ADN-së, në trupin e pajetë të gjetur pak ditë më parë të groposur, ajo që ka konfirmuar identitetin e viktimës.

Rezultatet e ADN-së ju janë komunikuar familjarëve, ndërkohë që rrethanat e vdekjes së Beut nuk bëhen me dije.

35-vjeçari rezulton i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Viktima njihej edhe me emrat Tauland dhe Shyqyri Beu, i cili dyshohej se transportonte kanabis sativa drejt Maqedonisë së Veriut, për llogari të një grupi nga Elbasani, duke kaluar ilegalisht kufirin. /a.y/noa.al