75 Mall Live Search
12:42 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rriten mospajtimet në Qeveri për masat antiCovid, Tahiri: Gastronomia të punojë deri në orën 23:00

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se i ka shkruar shkresë zyrtare ministrit të Shëndetësisë, ministrit të Tregtisë dhe kryeministrit për hapjen e gastronomisë sipas kërkesave të komunitet të turizmit dhe hotelerisë me të cilët ka pasur takim pardje.

Tahiri ka thënë se ku është logjika që të punohet deri në orën 21:00 e jo deri në orë 23:00.


“Më 21 korrik kam takuar Odën e Hotelerisë dhe Turizmit dhe kam nisur shkresë te ministri i Shëndetësisë dhe kryeministri me kërkesën për rishikimin e punës së gastronomisë. Çka dallon dy orë mos me punu, me punu deri në orën 21:00 dhe jo deri në orën 23:00”, ka thënë Tahiri.

Ai ka pyetur se a ka të dhëna shkencore që infeksioni përhapet për dy orë në mbrëmje.

“A ka një institut që mundet me dhanë një vlerësim në ato dy orë cila është e dhëna empirike që rritet infeksioni në këtë temë”, tha Tahiri.