Veseli thotë se ka simptoma të Covidit-19, pret rezultatin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se ” potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2 dhe sot e kam bërë testin”, shkruan IndeksOnline.
Postimi:
Të nderuar qytetarë,
Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.
Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.
U apeloj të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë masat, t’i vendosin maskat, të mbajnë distancën higjienën!