Ja sa myslimanë, bektashi, katolikë e ortodoksë, ka në Shqipëri

Drejtoresha e Instatit ka dhënë detaje në Parlament rreth censusit të vitit 2011 në Shqipëri për përkatësinë fetare dhe etninë.
Me kërkesë të deputetit Kujtim Gjuzi, drejtoresha dha detaje se sa për qind e popullsisë janë deklaruar myslimanë, bektashi, katolikë, ortodoksë, ungjillorë, egjiptianë, romë, maqedonas, malazesë etj.
Në censusin e vitit 2011 përgjigjja ka qenë e lirë për qytetarët për të dyja pyetjet, si për përkatësinë fetare ashtu edhe për etninë. Kjo praktikë do zbatohet edhe në censusin e radhës. Në vitin 2011 myslimanë janë deklaruar 56.7 %, bektashi 2%, katolikë 10%, ortodoksë 6.7%, ungjillorë 0.14%, të tjerë të krishterë 0.07%, besimtarë të pacilësuar 5.9%, ateistë 2.5%, preferoj të mos përgjgijem 13.79%. Lidhur me përkatësinë etnike, shqiptarë 82.58%, grekë 0.87%, maqedonas 0.2%, malazez 0.01%, aromunë 0.3%, rom 0.3%, egjiptian 0.12%, të tjerë 0.09%, pa përgjigjë 13.96%, e pavlefshme 1.58%”.