Bleu në një dyqan me 50 euro fals, arrestohet në Sarandë 20-vjeçari nga Kosova!

Një 20-vjeçar me inicialet D. SH është arrestuar në Sarandë pasi akuzohet për “falsifikim parash”. Personi në fjalë ka blerë disa gjëra në një dyqan, duke i dhënë shitësit një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.