75 Mall Live Search
14:57 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / C E

Arsim Kabashi: Tani ka filluar gara e vërtetë për Ballkanin

Ballkani dje ka humbur mundësinë për tu shpallur kampion i Superligës për këtë sezon duke ia dhuruar titullin Dritës.

Presidenti i klubit nga Suhareka, Arsim Kabashi ka thënë se do të fokusohen për sezonin e ardhshëm derisa ka uruar Valon Murselin për titullin.

Ky është njoftimi i tij:

Të dashur qytetar të mirë të Vendëlindjes sime Suharekës , të dashur tifoz të klubit tonë,
Ne ju zhgënjyem në fund për të sjellur titullin e parë në historine e klubit, ishim më të motivuar se gjithcka, u munduam me të gjitha forcat, dham gjithcka nga vetja,por ishte e shkruar kështu nga Zoti i madhërishem ?,

Për mua si udhëheqës i klubit tani më ska rëndësi a do e sigurojm Europen apo do të jemi fitues të Digitalb Kupës së Kosovës, do të fokusohemi në kampionatin e ardhshëm, TANI ka filluar gara e vërtetë për FC Ballkanin,
Krenar dhe mirnjohës për punen e palodhëshme të super trainerit Munishi dhe stafit të tij, krenar dhe falenderues për gladiatorët tanë që dhan gjithcka nga vetja për një triumf të vërtetë ?,

Në këtë postim dua ti uroj titullin e championit presidentit të Dritës z.Valon Murselit dhe FC Drita-s, urojmë të na bëni krenar shtetin tonë në garat Europiane ?

Miq dhe dashamir faleminderit nga zemra për të gjitha këto thirrje dhe lëvdata,

Mirupafshim në sezonin e ri 2020/2021 ?

Me respekt
Arsim Kabashi