75 Mall Live Search
18:03 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Banjat e Elbasanit vatër e Covid-19, gjysma e udhëtarëve të një autobusi me kosovarë rezultojnë pozitivë

Qytetarët e Kosovës kanë filluar që t’i frekuentojnë banjat nëpër vendet e rajonit, siç janë ato të Elbasanit.

Tani kur situata është më e rëndë për shkak të pandemisë Covid-19, rreziku është mjaft i madh që të përhapet virusi nëpër vende të tilla.

Indeksonline përmes burimeve mëson se tri ditë më parë një pjesë e madhe e kosovarëve që kanë qenë në banjat e Elbasanit, janë infektuar me Covid-19.

Ujërat Termale të Elbasanit - Mrekullitë Kurative Për Shëndetin ...

Nëpër vende të tilla, qytetarët zakonisht shkojnë me autobus ku edhe ka fluks të njerëzve.

Me t’u kthyer në Kosovë, gjysma e udhëtarëve kanë rezultuar pozitivë në testin për Covid-19.

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bëjnë thirrje që të shmangen tubimet, pasi që virusi akoma është në mesin tonë./Indeksonline/

Vdes në llixhat e Elbasanit 65 vjeçarja, burri në gjendje shoku ...