Anëtarët e One Direction reagojnë emocionalisht në përvjetorin 10-të të grupit

Harry Styles , Liam Payne , Niall Horan dhe Louis Tomlinson u shprehën shumë nostalgjikë.
Katër nga pesë anëtarët e grupit One Direction festuan 10 vjetorin e grupit të enjten (23 korrik) me disa mesazhe të përzemërta në mediat sociale.

Ndërsa, Zayn Malik , i cili u largua nga grupi në 2015 , ende nuk ka thënë asgjë në lidhje me këtë përvjetor.
“Jam munduar të them fjalë sa mirënjohës jam për gjithçka që ka ndodhur gjatë dhjetë viteve të fundit. Kam parë gjëra dhe vende për të cilat do të kisha ëndërruar ndonjëherë kur isha rritur, ” shkroi Harry në një seri postimesh.
“Është një pjesë kaq e madhe e jetës sonë dhe gjithmonë do të jetë. Urime për djemtë në SHBA sot dhe ju falënderoj të gjithë ju njerëzve të bukur që na keni mbështetur gjatë 10 viteve të fundit, ” tha Niall.

“Aq shumë kujtime të bukura për të cilat nuk kalon asnjë ditë pa i kujtuar, më mungojnë çdo ditë”, ishin fjalët e Louis.
Ndërsa, Liam shkroi “Çfarë udhëtimi… Faleminderit të gjithëve që na kanë përkrahur gjatë këtyre viteve dhe faleminderit djemve që e kanë ndarë këtë me mua”.
Kujtojë që anëtarët e One Direction u ndan përfundimisht në vitin 2016 dhe secili nga ta vazhduan me karrierat solo./Indeksonline/