75 Mall Live Search
19:53 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Arrestohet personi i katërt për tentim-vrasje, në Prishtinë

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ngjarja kishte ndodhur më datë 1 korrik pas mesnate në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku ishin arrestuar edhe tre persona lidhur me ngjarjen.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Më 01.07.2020, pak pas mesnate, në rrugën ‘Agim RAMADANI’ në Prishtinë ka ndodhur një rast i iniciuar nga policia si: ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’. Policia si të dyshuar atë natë ka arrestuar tre të dyshuar. Një i dyshuar i katër është arrestuar sot, më 23.07.2020, të njëjtit, në momentin e arrestimit i është gjetur dhe sekuestruar një revole. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.