Dhëndri e ofendoi publikisht, Kris Jenner bën reagim të “ftohtë”

Mamaja e Kim Kardashian, Kris Jenner, ka vendosur që të thyej heshtjen për herë të parë pas dramës që shkaktuan postimet e njëpasnjëshme të dhëndrit të saj, Kanye West, i cili e quajti atë Kris Jong-Un.
Të mërkurën mbrëma 64-vjeçarja duket se e ka injoruar totalisht dhëndin, teksa ka publikuar në “Instagram” një klip të shkurtër për të treguar disa ëmbëlsira të shijshme që kishte marrë nga një pastiçeri në Los Angeles, shumë afër vendit ku jeton në Calabasas.

Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, Kanye e sulmoi keq me fjalimin e tij të çuditshëm Presidencial dhe postimet të “Twitter”, ku e fajësonte vjehrrën se qëndron pas shitjes së videos së seksit të vajzës së saj, apo pas pozimit të Kim për “PlayBoy”.
Kanye shkruante se ka bërë të pamundurën që “nënës së North-it (Kim Kardashian) të mos i duhet të shesë videon e seksit të së bijës”.

Ndërkohë ky reagim i ftohtë i Kris, duket se vjen direkt pasi Kim Kardashian vendosi që të mbronte publikisht bashkëshortin e saj dhe mendjen e tij briliante, që po vuan nga çrregullimi bipolar.
Ajo kërkoi mirëkuptim, ndërsa tregoi vështirësitë që ka kaluar gjatë kësaj periudhe, por që ka heshtur për hir të fëmijëve të tyre minorenë.