75 Mall Live Search
22:26 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Manaj me gol fantastik ja siguron një barazim të madh Barcelonës B

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka shënuar një gol me rëndësi jetike për Barcelonën B.

Manaj arriti që në minutat e fundit të ndeshjes të ja siguroj vazhdimet katalunasve në ndeshjen e “Play Offit” kundër Badajoz për ngjitje në ligën më lartë, transmeton Indeksonline.

Në minutën e 82-të, De La Fuente me një krosim arriti ta gjej bukur Manajn i cili me instinktet e një sulmuesi vrasës arriti ta barazoj rezultatin.

Për momentin në këtë ndeshje është minuta e 115-të dhe rezultati vazhdon të jetë i barabartë.

Nëse nuk ka fitues, shkohet në gjuajtje të penaltive./Indeksonline/