75 Mall Live Search
09:32 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ky do të jetë kundërshtari i Dritës, në parakualifikimet për Ligë të Kampionëve

Kampioni i Kosovës, Drita ka mësuar kundërshtarin e saj në parakualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Ata do të ndeshen me kampionin e Andorrës, Inter Escaldesin, transmeton Indeksonline.

Veçanti e kësaj skuadre është mosha mesatare që është 31.8 vjeç. Si ekip, Escaldesi është themeluar më 1991.

Kjo është hera e parë për këtë skuadër që do të luajë në gara evropiane./Indeksonline/