75 Mall Live Search
10:09 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hoti pas takimit me Thaçin: Shpresoj, që dialogu të përmbyllet me sukses muajt e ardhshëm

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim me presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Hoti ka thënë se gjatë këtij takimi kanë folur për çështje të ndryshme, transmeton IndeksOnline.

Hoti ka thënë se me Thaçin kanë biseduar për pandeminë Covid-19, aktivitetet për të ndihmuar ekonominë si edhe sektorin privat.

No description available.

“Pres dhe kërkoj mirëkuptim nga deputetet për rishikimin e buxhetit para se Kuvendi të shkojë në pushim”, ka thënë Hoti.

“Kemi biseduar edhe për dialogun me Serbinë, e informova për veprimet që kemi ndërmarrë deri tani nga Samiti i Parisit dhe takimet përmes videokonferencës. Sot do të raportoj edhe në Kuvend, e falenderoj për mirëkuptimin që ka pasur për koordinatorin shtetëror. Ai flet në emër timin për çdo çështje të dialogut. Dialogu nuk duhet që për asnjë moment të mos rrëshqasë në dialog tekonik, por vetëm për njohje reciproke”, ka thënë tutje Hoti.

“Per të përmbyllur një marrëveshje finale që është në interes të të dyja vendeve, mendoj është është një momentum shumë i mirë, sepse kemi vëmendjen të shteteve kyç mbesë me shpresën që në muajt e ardhshëm të përmbyllet me sukses ky proces, me njohje reciproke”, vazhdoi theksoi ai. /IndeksOnline/