75 Mall Live Search
10:25 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kimi s’e do ndarjen me Kanyen, por ai nuk po i qaset fare!

Në mediat e showbizit vazhdon të ketë zhvillime nga përplasja e çiftit të famshem, Kim Kardashian e Kanye West. Raportohet se divorci midis tyre është më afër se kurrë më parë.

Është Kimi ajo që po tenton të mbajë të gjallë lidhjen. TMZ-ja raporton se Kimi po bën përpjekje maksimale që të takohet me Kanyen, por që ai po refuzon. Kimi i ka shkruar shumë mesazhe për t’u bashkuar me Kanyen në Wyoming, ku po qëndron aktualisht.

Kimi ka shprehur gatishmërinë të udhëtojë edhe drejt vendit ku po qëndron Kanye, por ai ka refuzuar ta takojë.

Madje thuhet se Kanye asnjëherë nuk ia ka hapur telefonin asaj.

Bukuroshja e famshme është e shqetësuar me gjendjen psikologjike të burrit të saj dhe i frikësohet atij se nga kjo situatë mund të shkaktojë edhe prishjen përfundimtare të raporteve të tyre.

Çifti po përballet me krizë në lidhje në ditët e fundit, gjë e cila është parë publikisht edhe në disa reagime në Twitter./Indeksonline/