S’kalon rezoluta për “Telekomin”, në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot vazhduan seancën rreth “Telekomit” të Kosovës.
Por, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se për momentin nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të votuar rezolutën nga debati parlamentar për situatën financiare të “Telekomit” të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të vendimit përfundimtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, në Paris.
Andaj kjo rezolutë nuk ka kaluar në Kuvend të Kosovës. Vetëm 29 vota votuan pro kësaj propozim rezolute, në sallë ishin 74 deputetë. /IndeksOnline/