6 persona vdesin në Maqedoninë e Veriut, nga Covid-19, 126 raste të reja

Gjashtë persona të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Bëhet e ditur se sot u konfirmuan edhe 129 raste të reja me COVID-19, teksa u regjistruan 109 të shëruar.
Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë regjistruar 9,797 raste me COVID-19.
Shifra e të shëruarve ka arritur në 5254. Kanë vdekur 451 pacientë, kurse raste aktive janë 4092.