“CES’T LA VIE” kënga më e re nga Capital T, reperi nesër sjell një projekt të ri!

Capital T po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore, ndërsa tani ka finalizuar një tjetër projekt të ri.
Reperi i njohur kosovar përmes një postimi në Instagram ka treguar se kënga e re mban titullin “CES’T LA VIE” dhe publikohet nesër.

“CES’T LA VIE” nesër ora 14:00”, ka shkruar Capital T dhe kënga vjen e bashkangjitur edhe me videoklip.
Ndërkohë kujtojmë që Capital T gjatë këtij sezoni solli bashkëpunimin me Ledri Vulën “DMP”, ndërsa poashtu publikoj pjesën e parë të albumit të ri “SKULPTURË”./Indeksonline/