Deputeti i AAK-së, Selimit: Ndalni komentuesit e VV-së, po don me vdek Shpëtim Agusholli!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla i ka bërë një lutje Lëvizjes “Vetëvendosje”, respektivisht Rexhep Selimit, që t’i ndal aktivistët e saj në sulmet ndaj Shpëtim Agushollit, në rrjetet sociale.

“Të lutem Rexhë, e di që e keni një rrjet të grupeve të VV-së që kanë për detyrë me fy. Shpëtim Agusholli, i ka nja 3-4 plumba në karrocë. Po të lutem Rexhë, mos t’i shkruajnë njërit se po don me na vdek”, ka thënë ai.
Ndërsa, përgjigja e Selimit ishte se LVV-ja nuk ka ‘gisht’ në këto komente.
“Nuk pe kuptojë pse VV të bëhet përgjegjëse. I vetmi portal zyrtar që e ka LVV është Lëvizja “Vetëvendosje”. Nuk mund të marrë përgjegjësi për komente e as like. As VV e as unë nuk mund të thërrasim njerëz të shkruajnë apo t’i ndalim”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/
