Valdete Idrizi: Si mund të diskutohet për të zhvendosurit serb në Kosovë, kur në veri po bëhet spastrim etnik?

Deputetja nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi ka shprehur shqetësimin e saj se në takimin e fundit dhe të parinë që pati Avdullah Hoti në cilësinë e kryeministrit me presidentin serb Aleksander Vuçiq ne Bruksel, është diskutuar edhe për të zhvendosurit serb në Kosovë, raporton IndeksOnline.
Idrizi tha se si është e mundur që kjo të ndodh e të diskutohet për zhvendosjen e serbeve në Kosovë, derisa çdo ditë në veri të vendit bëhet spastrim etnik, duke larguar shqiptarët e duke mos lejuar të ndërtojnë shtëpi të tyre në tokat e tyre.
“ Si mund të diskutohet për të zhvendosurit serb në Kosovë, kur në veri po bëhet spastrim etnik? Aty po bëhet kolonizim”, tha Idrizi. /IndeksOnline/