Osmani: Hoti asnjëherë nuk më ka kërkuar koordinim për dialogun me Serbinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim para deputetëve në lidhje me raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti nga takimi i tij në Bruksel me presidentin serb Aleksander Vuçiq, transmeton IndeksOnline.
Osmani, tha se Kosova dhe Hoti në këto takime nuk duhet të shkoj vetëm për njohje reciproke, dhe se kjo nuk është pika që i duhet vënë këtij procesi.
Ajo ka kërkuar nga Hoti, që të sqarohet mirë në lidhje me pozicionin e tij për Asociacionin e komunave Serbe.
Osmani ka thënë se asnjëherë asaj nuk i është kërkuar koordinim në lidhje me këtë temë si kryetar e e Kuvendit dhe të gjitha që po i dëgjon tani dhe për të janë për herë të parë.