Pia Mia rikthehet me këngën e re “Hot”

Pia Mia sapo ka lansuar këngën e saj të re “Hot” e cila u lansua pa videoklip.
Kënga e re është një vazhdim i këngës së Pia-s “Princess”, e cila është transmetuar mbi tre milion herë pas publikimit të tij disa muaj më parë.
Pia është gjithashtu një aktore e cila së shpejti do ta shohim në filmin e ardhshëm After We Collected , vazhdimi i filmit popullor të vitit të kaluar After.
Projekti i ri “Hot” është lansuar në të gjitha platformat./Indeksonline/