Prishtina reagon për “luftën speciale” që po zhvillohet ndaj saj

Ditëve të fundit kanë qarkulluar shumë lajme se disa lojtarë të Prishtinës pritet të largohen nga “Fadil Vokrri”.
Si emra të përmendur janë kapiteni Armend Thaçi, Visar Bekaj e Ahmet Januzi.
Ndaj këtyre lajmeve ka reaguar klubi i Prishtinës, duke u shprehur se është duke u zhvilluar një luftë speciale ndaj tyre nga emra të caktuar të cilët porosisin këso thashetheme.
Reagim
Jemi duke u ndjerë shumë mirë që klubi ynë paska futbollistë për të gjitha skuadrat e Superligës. Kjo na nderon. Sinqerisht. Ne paskemi futbollistët kaq të mirë sa të “paguani” edhe dëmshpërblim, ndërsa me këta futbollistë nuk e paskemi merituar titullin?!FC Prishtina ka futbollistë për të gjithë Ju skuadra dhe për deklaratat e porositura, për klubin, akterë të njohur, që po ua kursejmë emrat.
Tek e fundit asnjë gjë e re e mirë nuk pritet nga Ju.Pra, u detyruam që këtë njoftim të vonë ta bëjmë për t’i ftuar adhuruesit e klubit të jenë të qetë, sepse shumica absolute e shkrimeve për ikjen e futbollistëve nga Prishtina janë luftë speciale e njohur për ne, sidomos para dy ndeshjeve të rëndësishme që na kanë mbetur dhe nga të cilat ne duhet të dalim në Evropë.