75 Mall Live Search
12:02 / E Shtunë, 25 Korrik 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla thotë se Kosova do të angazhohet në avancimin e pozitës të shqiptarëve në Mal të Zi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Kosova do të angazhohet në avancimin e pozitës  të shqiptarëve në Mal të Zi, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se kudo që ka bashkëatdhetarë, mbetet adresa e unifikimit.

“Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, kudo ka bashkëatdhetarë, mbetet adresa e unifikimit.

Me gjithë vëmendjen time, unë sot dëgjova dhe bashkëndjeva me sfidat tona kombëtare.

E falënderova z. Faik Nika dhe Këshillin për kontributin e pashoq në lartësimin e vlerave tona në kohëra të vështira dhe tash në kohë vendimtare.

Si Republikë e Kosovës, do të angazhohemi në avancimin e pozitës së merituar të shqiptarëve në Mal të Zi”, tha ajo./IndeksOnline/