75 Mall Live Search
21:33 / E Shtunë, 25 Korrik 2020 / indeksADMonline

Moti i ligë, dëmtohen të mbjellurat në Skënderaj

As Komuna e Skënderajt nuk shpëtoi pa u dëmtuar nga moti i ligë që ka mbizotëruar ditëve të fundit.

Në fshatin Llaush u shkaktuan dëme edhe ndaj të mbjellurave bujqësore, shkruan Indeksonline.

Sipas një banori nga ky fshat, janë dëmtuar serat në masë të madhe.

Në videon e siguruar mund të shihet më së miri kjo gjë, e sipas tij këto dëme i janë shkaktuar edhe fqinjëve të tij./Indeksonline/