75 Mall Live Search
22:32 / E Shtunë, 25 Korrik 2020 / indeksADMonline

U fotografua me maskën në mjekër, reagon eksperti i Shtëpisë së Bardhë për sëmundjet infektive

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i SHBA-së për sëmundjet infektive e ka mbrojtur vetën nga akuzat për hipokrizi pasi u pa me maskë në mjekër dhe pa distancë sociale derisa po shikonte një ndeshje bejsbolli.

Eksperti i sëmundjeve ngjitëse që po akuzohet për dështim në përgjigje të pandemisë Covid-19, u pa në mes të dy personave me maskën në mjekër.

Por Fauci në një intervistë për Fow News mohoi akuzat.

“E kisha maskën në mjekër. Duhej ta hiqja. Isha i dehidratuar dhe po pija ujë duke tentuar të rihidratoj vetën”, insistoi Fauci.

“Ndërkohë, dola negativ në Covid-19 një ditë më parë. Unë e mbaj maskën tërë kohën kur jam jasht”, tha ai duke i quajtur kritikat qëllimkëqija.