Pesë partitë shqiptare në Mal të Zi, unike për zgjedhjet: Jemi për një listë shqiptare!

Zgjedhjet e 30 Gushtit në Mal të Zi, ka nxitur tërë faktorin politik shqiptar në Mal të Zi, në diasporë por edhe trojet tjera shqiptare, të marrin vendim për një listë unike, përfaqësuese për shqiptarët, këtë e konfirmojnë pesë drejtuesit e subjekteve politike shqiptare.
Iniciativës për Listë të përbashkët shqiptare për zgjedhjet e 30 Gushtit, iu kanë bashkuar liderët Nik Gjeloshaj, Nazif Cungu, Nikollë Camaj, Fadil Kajoshaj dhe Amir Hollaj, me subjektet e tyre politike.
Lista e përbashkët zgjedhore e shqiptarëve, ka marrë përkrahjen e gjerë nga diaspora dhe veprimtari i shquar politik, asamblist në New York, Mark Gjonaj, Martin Vulaj, Ruzhdi Gjokaj e veprimtarë të tjerë. Lista e përbashkët, tashmë ka dhënë rezultate konkrete në Tuz, Luginën e Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut, andaj, lista e përbashkët shqiptare, do të prodhoj më shumë deputetë edhe në Parlamentin e Malit të Zi.
Këtë unitet, e ka bërë të ditur, kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Ja postimi i plotë i tij:
Njoftojmë opinionin e gjerë se subjektet politike shqiptare: Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re demokratike e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Lëvizja qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin në një listë të përbashkët.
Mirëpo, të bindur se një list është zgjidhja më e mirë, dhe me kërkesë të vëllezërve tonë nga diaspora, dhe insistim të asamblistit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, që t’i japim mundësinë formimit të një liste të përbashkët, për të gjitha subjektet shqiptare, nënshkrimin e marrëveshjes, të paraparë për nesër në mesditë, kemi vendosur ta shtyjmë deri në momentin kur shpresat për një veprim të tillë të jenë shuar.
Ne, si subjekte të dëshmuara në bashkëveprim, edhe në këtë mënyrë dëshirojmë të dëshmojmë qëndrimin dhe kërkesën tonë për formimin e kësaj liste të përbashkët shqiptare, për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.
Mbetemi me shpresë se pritja jonë do të jap rezultat!
Ne jemi për një listë shqiptare!
Nik Gjeloshaj
Nazif Cungu
Nikollë Camaj
Fadil Kajoshaj
Amir Hollaj