75 Mall Live Search
09:28 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

Koreja e Veriut raporton rastin e parë të dyshuar me koronavirus

Koreja e Veriut ka raportuar rastin e parë të dyshuar me koronavirus, derisa edhe udhëheqësi i vendit, Kim Jong-un u mobilizua për një takim urgjent.

Sipas medieve të huaja, bëhet e ditur se individi i infektuar hyri në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut përmes qytetit Kaesgon City më 19 korrik, pasi e braktisi vendin tre vjet më parë.

Agjencia e lajmeve koreane KCNA, raporton se pacienti iu është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe u vendos në karantinë, së bashku me personat e tjerë që ishin në kontakt me të kohëve të fundit.

Lideri Kim Jong-un, zbatoi masa izolimi për rajonet e Kaesong dhe e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në një “zonë përkatëse”.

Komisioni Qendror Ushtarak do të hetojë njësinë përgjegjës për hyrjen e paligjshme të pacientit në vend.