Leicester – Manchester United, luhet për një vend në Champions League

Sot do të luhet xhiroja e fundit në Premier Ligën Angleze.
Leicester do ta presë në shtëpi skuadrën e Manchester United, ndeshje kjo tejet e rëndësishme për të dy skuadrat, të cilat po luftojnë për një vend që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.
Manchester United ka një pikë më shumë se “Dhelprat” dhe me një barazim do të siguronte kualifikimin, ndërsa për vendasit në këtë ndeshje iu nevojitet vetëm fitorja për një gjë të tillë./IndeksOnline/