Rama: Adem Demaçi- hero i pavdekshëm i popullit të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka kujtuar Adem Demaçin si shqiptar shumë të mirë, por mbi të gjitha si një njëri që dinjitetin e të ngjashmëve të vet e ktheu në mburojë të pakapërcyeshme për plumbin dhe për helmin.
Rama thotë se Demaçi u bë pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin e Kosovës përgjatë errësirës drejt lirisë, shkruan Indeksonline.
“Hero i pavdekshëm i popullit të Kosovës në kuptimin më të plotë të fjalës dhe gur i gjallë i sovranitetit kosovar, qysh në kohëra kur as imagjinata më e shfrenuar nuk e rrokte dot mundësinë e realizimit të Kosovës sovrane, baca Adem u nda nga kjo jetë si sot dy vjet më parë, duke na e lënë jetën e tij si një “Bibël” a “Kuran” shqiptarie”, u shpreh Rama.