8 të vdekur nga Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 8 pacientë të infektuar me Covid-19.
Sipas njoftimit të fundit të IKSHPK-së, del se deri me tani kanë vdekur gjithsej 177 pacientë me Covid-19, shkruan Indeksonline.
Poashtu sot janë shënuar edhe 220 raste të reja, dhe 121 pacientë janë shëruar.