Mezani tregon si do të duhej të duket renditja e Superligës

Sot përfundoi sezoni 2019/20 i Superligës së Kosovës në futboll.
Drita u shpall kampion për herë të tretë në histori, kësaj radhe me pikë të barabarta me Gjilanin.
Ndeshjet direkte bënë që Intelektualët të festojnë titullin para “kushurinjvë” të tyre, shkruan Indeksonline.
Por në “Flashscore” figuron Gjilani në vend të parë, pasi kjo faqe analizon renditjen në bazë të golaverazhin.
Kjo si duket i ka pëlqyer edhe trajnerit Gentian Mezani.
“Kështu duhet të dukej renditja” ka shkruar Mezani në rrjetet sociale. /IndeksOnline/
