Policia ndalon motoristët në kryeqytet, konfiskon ata pa dokumentacion

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në kryeqytet për ndalimin e motoçikletave dhe verifikimin e dokumenteve të tyre.
Njësia e trafikut në kryeqytet ka realizuar disa pika të kontrollit, ku deri tani ka konfiskuar një numër të konsiderueshëm të motorëve dhe skuterëve.

Ky aksion i policisë është nën mbikëqyrjen e kapitenit Qamil Behrami, i cili është parë edhe në pika të kontrollit bashkë me zyrtarët policor, raporton IndeksOnline.
Shoferët që nuk kanë dokumentacionin në rregull do të ndëshkohen ndërsa motorët/skuterët do të konfiskohen.
Ky aksion do të vazhdojë deri në largimin e plotë të motorëve pa dokumentacion në kryeqytet./IndeksOnline/
