75 Mall Live Search
10:46 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / C E

Futbollisti i Feronikelit, Van-Dave Harmon: Kam shumë oferta nga klubet e Kosovës, por…

Ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli këtë sezon nuk arriti që të poziconohet në pozitat që dërgojnë në gara evropiane.

Skuadra nga Drenas përkundër kualitetit të madh në skuadër pati luhatje të shpeshta të formës këtë sezon.

Një nga lojtarët më të dalluar të Niklit këtë sezon ishte, Van Dave Harmon. 

Në një prononcim për Indeksonline, Harmon ka treguar se e ardhmja e tij është e paparashikueshme dhe nuk dihet se çka do të ndodhë.

“E ardhmja është shumë e paparashikueshme. Ky është futbolli dhe sikurse menaxhmenti im dhe unë deri sa të parashikohet se çka të shpaloset, ne i mbajmë gishtat e kryqëzuar deri sa të bëhet, çka duhet bërë. Për më shumë, unë nuk i kontrolloj lëvizjet e mija, është përgjegjësi e menaxhmentit tim. Unë jam i koncentruar në stërvitje dhe në lojë”, u shprehë ai fillimisht.

Tutje, ai foli edhe për ofertat që ka në Kosovë dhe jashtë saj.

“Shumë oferta kam nga klubet kosovare dhe nga çdo pjesë e Evropës por nuk merren parasysh automatikisht deri sa të vizitohen nga agjenti im, Edi Schmickl dhe ekipi i tij”, tha Van Dave.

Në fund ai foli edhe për futbollin kosovar.

“Kosova ka atmosferë shumë të mirë të futbollit, gjë që unë  parashoh që do të një rritje të madhe në vitet në vazhdim”, përfundoj Harmon. /IndeksOnline/