75 Mall Live Search
19:47 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Britania sytë tek Franca dhe Gjermania, pasi bëri karantinë për udhëtarët nga Spanja

Britania po shikon nga afër rritjet e rasteve të koronavirusit në destinacione të tjera evropiane si Franca dhe Gjermania pasi bëri një karantinë 14-ditore për udhëtarët nga Spanja, në kulmin e sezonit të pushimeve verore.

Vendosja e karantines ndaj Spanjës është një nga indikacionet më të rrepta deri më sot se Evropa mund të përballet me një valë të dytë të trazirave ekonomike, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.

Linjat ajrore dhe kompanitë e udhëtimit tashmë janë në gjunjë për shkak të bllokimeve të koronavirusit.

Vendimi britanik, u njoftua zyrtarisht të shtunën, ku shqetësoi planet e qindra, mijëra turistëve britanikë.

Ne duhet ta mbajmë situatën nën rishikim dhe unë mendoj se kjo është ajo që publiku do të pret nga ne“, tha ministrja e shëndetësisë, Helen Whately për Sky News kur u pyet për Gjermaninë dhe Francën që ndoshta janë pranë për t’u përballur me karantina.

Nëse ne shohim që normat rriten në një vend ku për momentin nuk ka nevojë për karantinë, do të duhet të ndërmarrim veprime sepse nuk mund të marrim rrezikun që koronavirusi të përhapet përsëri në Mbretërinë e Bashkuar“, ajo tha./Indeksonline/