U godit nga vetura në qendër të Prishtinës, i moshuari në gjendje të rëndë

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.
Një i tillë ka ndodhur sot rreth mbëmjës, në qendër të Prishtinës.
Rasti ka ndodhur tek vendi i njohur si Lesna, në afërsi të Katedrales Nënë Tereza, ku një veturë e ka shkelur një qytetar.
Indeksonline mëson se personi që u godit është një i moshuar dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, pas plagëve që ka marë.
Policia ndryshe ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe po heton rastin./Indeksonline






