75 Mall Live Search
21:08 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tjetër largim nga Llapi, edhe Raboshta ikë nga Podujeva

Dje janë zhvilluar ndeshjet e fundit të këtij stinori në Superligën e Kosovës në futboll.

Menjëherë pas përfundimit, shumë lojtarëve iu kanë skaduar kontratat me klubet e tyre, dhe kanë vendosur të ndërrojnë ambient.

Njëri ndër ta është edhe Jasmin Rabosht, i cili është larguar nga Llapi, shkruan IndeksOnline.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet lojtari, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Nga sot nuk jam pjesë e KF Llapit. Falënderoj drejtuesit e Llapit dhe çdo tifozë të qytetit të Podujevës”, ka shkruar ndër tjerash Raboshta.