75 Mall Live Search
23:24 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Haziri: Masat kufizuese nuk e ndalin rritjen e numrit të rasteve me koronavirus

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri duke folur për situatën me koronavirus në Kosovë, ka thënë se masat e qeverisë duhet të largohen.

Haziri ka kërkuar që qeveria t’i largojë masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Masat kufizuese nuk e ndalin rritjen e numrit të rasteve me koronavirus. Bartja e infeksionit ndodh edhe në pushime, edhe kur nuk je në rrugë. Duhet të mbahet maska dhe distanca fizike. Kryeministrit Hoti i kam rekomanduar që t’i largojë masat në mënyrë që ta menaxhojmë së bashku situatën”, ka thënë Haziri në Rtv Dukagjini.

Kreu i Gjilanit shtoi se koronavirusi nuk përhapet nga njerëzit nëpër rrugë por nga ata që punojnë në institucione.

“Njerëzit nëpër rrugë nuk janë bartës të infeksionit. Ai që del në kafeteri nuk e bartë infeksionin, as ai që shkon në furrë. Ata që punojnë në prokurori, gjykata, dogana e administrata janë bartës të infeksionit, ata punojnë me qytetarë”, ka thënë tutje Haziri.