Sektori privat “po vdes”, biznesmeni Kelmendi paralajmëron shtetin!

Biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi ka paralajmëruar institucionet shtetërore për ndërmarrjen e hapave në ndihmë të sektorit privat.
Sipas tij, pandemia në anën ekonomike do dëmtojë të gjithë akterët ekonomik, ca më shumë ca më pak.
Kelmendi, përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se do të krijohen diferenca të reja në mes të qytetarëve dhe bizneseve nga arsyeja e veprimtarive parësore dhe dytësore.
“…, do krijohet edhe një dallim i madhë në mes të punësuarve në sektorët institucional dhe public, sepse sektorët institucional dhe publik marrin të ardhura sikurse mosë të kishte ndodhur asgjë e ndërsa sektori privat duhet ndërmarrë masa ekzistenciale. Nga kjo del se kur në sektorin institucional nuk preken nga pagat mujore edhe buxheti vonohet në lexim të dytë, andaj, veproni se as sektorët institucional mundë më pas të funksionojnë dhe duhet të ndajnë fatin e të punësuarve të tjerë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Virusi ka dalur nga kontrolli – VEPRONI
Kohë më parë kishim shumë lëvdata për pak pacientë e tani po vie momenti që stafi mjekësorë me angazhime shumëfishë më të mëdha do ketë mungesa shtrëtërish, mungesa aparatesh terapike e mungesë mirënjohje!
Duhet ndaluar kjo.
Në këtë kohë verore kur janë përcaktuar dhe planifikuar mbi 10 mijë fejesa dhe martesa, për një periudhë 40 ditore, sit ë veprojmë! Fejesa dhe martesa duhet kuptuar se bëhen njëherë në jetë ,por si të veprojmë – si të pajtohemi.
Këto duhet kuptuar nga këndi i tyre por edhe mbrojtja e po këtyre dhe tërë qytetarëve është edhe në dorën e institucioneve. Institucionet duhet vepruar me zgjuarësi, sepse sa më shumë po shprehin lutje, e ndajnë këshilla si dhe po tregojnë se do ashpërsohen masat në vazhdimesi, pandemia aq më shumë po rritet dhe bile me shpejtësi. Pra po del se virusi ka ngrënë orën, Andaj, shikoni sepse ora harxhohet e pastaj qytetarët janë më ndryshe.
Po shohim se po rritet presioni në institucione ekzekutive, e drejtë kjo, mirëpo edhe institucionet nuk mundë të qëndrojnë si hije e qytetarëve, sepse brendapërbrenda institucioneve nuk respektohen masat, e mos të flasim në ambiente dytësore. Mbrojtja po ndodhë vetëm nga ata të cilët po frikësohen me të drejtë nga vdekja.
Edhe pse akti i izolimit është masë e domosdoshme, fillimisht duhet paralajmëruar qytetarët për tu paisur me medikamente dhë gjera të nevojshme ushqimore.
Pandemia në anën ekonomike do dëmtojë të gjithë akterët ekonomik, ca më shumë ca më pak. Do krijohen diferenca të reja në mes të qytetarëve dhe bizneseve nga arsyeja e veprimtarive parësore dhe dytësore. Por, do krijohet edhe një dallim i madhë në mes të punësuarve në sektorët institucional dhe public, sepse sektorët institucional dhe publik marrin të ardhura sikurse mosë të kishte ndodhur asgjë e ndërsa sektori privat duhet ndërmarrë masa ekzistenciale. Nga kjo del se kur në sektorin institucional nuk preken nga pagat mujore edhe buxheti vonohet në lexim të dytë, andaj, veproni se as sektorët institucional mundë më pas të funksionojnë dhe duhet të ndajnë fatin e të punësuarve të tjerë.
Me respekt,
Ramiz Kelmend