75 Mall Live Search
08:37 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lufta për vend të dytë e nxehtë në Serie A, Inter dhe Atalanta sot vendosin fatin e tyre

Serie A sot fillon javën e 37-të. Kampioni i Italisë tashmë dihet, Juventusi e siguroj matematikisht javën e kaluar.

Lufta më e ashpër është për pozitën që dërgon në Evropa Ligë dhe për vendin e dytë, transmeton Indeksonline.

Inter për momentin është në pozitën e dytë, me një pikë më shumë se Atalanta dhe Lazio.

Dy skuadrat, Inter dhe Atalanta, kanë ndeshjet e tyre sonte. “Zi kaltrit” do të luajnë kundër Napolit, që po luftojnë për një pozitë në Evropa Ligë . Ndeshja zhvillohet nga ora 21:45.

Atalanta do të ketë punë më të lehtë. Ata janë mysafirë të Parmas që nuk kanë asnjë synim.  Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:30./Indeksonline/