75 Mall Live Search
09:07 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Emrat e kandidatëve që synojnë pozitën e Avokatit të Popullit

Janë intervistuar brenda  ndërtesës e Kuvendit të Kosovës, para komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për persona të pagjetur dhe Peticione, kandidatët për avokat të popullit.

IndeksOnline ka mësuar emrat e kandidatëve që kanë kaluar suksesshëm intervistën finale.

Kësisoj, për pozitën  që deri më tani e ushtron Hilmi Jashari, do të jenë; Naim Çelaj, Edona Hajrullahu dhe Xhavit Shala.

Këta tre kandidatë më pas do tu nënshtrohen testit të  fundit, duke pritur kështu votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Hilmi Jashari, të cilit i skadon mandati pesëvjeçar, është zgjedhur Avokat i Popullit nga Kuvendi i Kosovës, më 2 korrik 2015. /Indeksonline/