Albumi i shumëpritur i Mozzik publikohet me këtë datë!

Mozzik ka kohë që ka paralajmëruar albumin e ri muzikor në të cilin do të jenë të përfshira këngë si në gjuhën shqipe ashtu edhe atë gjermane.
Reperi që po shijon suksesin e projekteve që ka lansuar këtë verë, njoftoj në një postim në Instagram se albumi lansohet me 31 korrik.
Albumi mban titullin “MozzArt” dhe përveç këngëve solo do të jenë të përfshira edhe disa bashkëpunime.
Kujtojmë që Mozzik do të sjell edhe një projekt tjetër me këngëtaren, Kida me të cilën së fundi publikoj “PP”.
Ndërkohë, kënga e fundit e Mozzik erdhi në gjuhën gjermane dhe mban titullin “Baby”./Indeksonline/