75 Mall Live Search
10:59 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Podujevë, grabitje me armë e maska në pikë t’ditës si nëpër filma!

Në Podujeve është raportuar për një grabitje.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur në mesditë, nga persona të maskuar e të armatosur.

Mësohet se viktimës i janë vjedhur 10 mijë euro mallë.

Viktima mashkull/kosovar ka raportuar se  derisa ishte duke drejtuar veturën e tij papritmas para veturës së tij ishte ndal një veturë  nga e cila kishin dalë tre persona të maskuar, njëri prej tyre me një thikë  kishte thyer xhaminë veturës së viktimës dhe nën kërcenim të armës ia kishin grabitur  një shumë parash, njofton Policia e Kosovës.

 Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi që ka qenë i shqetësuar./IndeksOnline/