75 Mall Live Search
11:11 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Thaçi në QKUK: Mirënjohje e pakufishme për heronjtë tanë shëndetësorë!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka vizituar ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, derisa ka zhvilluar edhe një takim me punonjës shëndetësorë.

Valbon Krasniqi, U.D i drejtorit të SHSKUK-së me këtë rast tha se janë të nderuar me vizitën e presidentit.

“Kjo është ajo çka më së shumti ne kemi nevojë, përkushtimi dhe vëmendja ndaj stafit shëndetësor dhe pacientëve të cilët janë duke e kaluar këtë pandemi. Ne bashkë me Spitalet Regjionale jemi duke bërë organizime, për nevojën e rritjes së kapacitetit të shtretërve, për të trajtuar pacientët me COVID dhe në të njëjtën kohë edhe riorganizimin e personit shëndetësor.

Krahas kësaj ne jemi të obliguar të mos pësojnë edhe pacientët e tjerë të quajtur jo-COVID. Kemi arrit që deri më tani të bëjmë riorganizimin më kuptimin e asaj që kemi vënë 700 – 750 shtretër në dispozicion për pacientët me COVID në Spitale Rajonale dhe klinikat e QKUK-së. Sot kemi dikund rreth 600 pacientë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme, qoftë të dyshuar a të konfirmuar me COVID dhe gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë. Mbi 300 me oskigjenoterapi”, tha Krasniqi, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së tha se me masat dhe vendimet e marra do të ulin lakoren, pasi që numri i rritjes së rasteve është alarmues.

“Rastet e rrituta për neve është gjendje alarmi që të mund të ulim lakoren epidemiologjike dhe do ta ulim duke pasur parasysh të gjitha planet dhe përgatitjet që i kemi bërë dhe të gjitha vendimet që janë marrë nga IKSHPK dhe të miratuara nga MSh dhe Qeveria e Kosovës. Në thelb të këtyre vendimeve konsiston, ndërmarrmarrjen e masave ndaj çdo qytetari të Republikës së Kosovës, në mbajtje të distancës, në mbajtje të maskës dhe mbajtjen e higjienës personale. Të gjitha këto janë obligim i të gjithëve neve, sepse janë për të mirën tonë”, tha ndër të tjera ai.

E, vet presidenti përgëoj punonjësit shëndetësor për betejen tash e disa muajshme që po bëjnë dhe për punën e shkëlqyer që ata kanë bërë.

“Ka qenë dhe vazhdon të jetë një betejë e madhe, dhe e jona është që të ju mbështesim maksimalisht me krejt potencialin shtetëror që kemi. Unë dëshiroj të iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për kolegët tuaj, për çdo qytetar që ka humbur jetën dhe shërim për të gjithë pacientët, por puna juaj ka bërë që të ketë një sukses në këtë drejtim. Kemi qenë shëmbull për rajonin edhe më gjerë, kemi marrë veprime shumë të shpejta dhe të sakta, tash jemi në një mobilizim të madh të gjitha mjekëve e edhe në nivel lokal”, tha Thaçi.

Ai bëri të ditur se kanë biseduar me institucionet e shtetit dhe kryeministrin Hoti dhe Mininstrin e Shëndetësisë që stafi shëndetësor do ta kenë përkrahjen maksimale që të kalohet sa më lehtë dhe më me pak pasoja.

“Me të vërtetë jeni heronjtë e kësaj kohe, që jeni përballur me një fenomen jo të lehtë që ka përfshirë gjithë botën e jemi pjesë e kësaj bote, por kam besim të plotë në dijen, punën dhe disipilinën qytetare që të kalohet sa më lehtë”, përfundoi Thaçi./Indeksonline