75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Nura bën thirrje që shteti të ndikojë direkt në ekonominë e Kosovës

Ish-zëvëndësministri i Diasporës, Faruk Nura ka thënë se ekonomisë së rënduar i duhet dora e shtetit. Sipas afaristit të njohur, duhet urgjentisht një pako ekonomike në vend.

“Ekonomisë së rënduar i duhet dora e shtetit!

Situata me pandeminë Covid 19 ka shkaktuar rrëmuj dhe pasiguri totale në lëminë e ekonomisë, konkretisht edhe në sferën e ndërtimtarisë, dhe pothujase në të gjithë sektorët ekonomik të vendit.

Do të duhen masa urgjente stimuluese me (Pako ekonomike) shumë atraktive nga Qeveria, që jeta ekonomike të mos kapitulloj, rrjedhimisht të mos lejohet të falimentoj si tërësi, thirrje urgjente për rimëkëmbje ekonomike” ka thënë Faruk Nura.