Fermat mbështesin femrat, imazhet bardhë e zi “pushtojnë” Instagramin!

Iniciativat e ndryshme që merren sot shpërndahen brenda pak minutave në të gjithë botën e kjo falë rrjeteve sociale.
E fundit është “sfida” me imazhe bardhë e zi që ka për qëllim për të treguar mbështetjen e femrave për njëra-tjetrën, shkruan Indeksonline.

Femrat në mbarë botën po publikojnë fotografi bardhë e zi me #hashtagun “#ChallengeAccepted” dhe “#WomenSupportingWomen”.

Kjo kampanjë u bë virale në gjithë botën për të treguar se femrat mbështesin dhe inspirohen nga njëra-tjetra.

Femra me profile të ndryshme, nga ato të famshme deri të ajo të thjeshta i janë bashkuar kësaj kampanjë duke etiketuar edhe femra të tjera që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Kësaj sfide nuk i kanë “shpëtuar” as emrat e njohur tek ne nga këngëtaret e deri te moderatoret.

Deri tani janë postuar mbi 3 milionë imazhe të tilla bardhë e zi në mbarë botën në Instagram./Indeksonline/




