75 Mall Live Search
16:59 / E Martë, 28 Korrik 2020 / C E

Hoti largohet pas dy vitesh nga skuadra e Llapit

Ardian Hoti ka njoftuar se është larguar përfundimisht nga skuadra e Llapit.

Ai përmes një njoftimi ka falënderuar tifozët dhe ata që e mbështetën në aventurën e tij te skuadra nga Podujeva.

Ky është njoftimi i Hotit:

Çdo fillimi i vjen dhe mbarimi!

Të dashur sportdashës me anë të këtij njoftimi dua të ju infotmojë se aventura e ime te skuadra e Llapit, pas dy vitesh të kaluara në Podujevë tashmë ka mbaruar.

Në pajtushmëri me drejtuesit e skuadrës edhe pse kisha kontratë edhe për një vit arritëm të ndërpresim bashkëpunimin dhe tashmë jam lojtar i lirë.

Nga dita e parë gjeta një amient të ngrohtë te Llapi, bashkëlojtarë fantastik të cilët më lehtësuan punën në fushë ku ishim si një familje.

Fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe pësova lëndim të ligamentit të gjurit që më mbajti për disa muaj jashtë fushës, mirëpo përkundër kësaj shtrëngova dhëmbët dhe me punë u riktheva në formën e mëparshme.

Për këtë periudhë sa ishe futbollist i Llapit dhashë më të mirën nga vetja për ngjyrat e klubit, në mënyrë që skuadra të ec drejt objektivave të parashtruara në fillim, por nganjëherë punët nuk shkojnë sipas pritshmëtive andaj çdo fillim ka dhe një përfundim .

Tashmë dua të falenderojë gjithë komunitetin llapijan dhe në veçanti tifozët “Legjendat”, që gjithmonë ishin pranë nesh në ditë të mira dhe të vështira të skuadrës.

Me shumë respekt : Ardian Hoti