Kujtim Shala: Nuk pati sulm fizik, kjo mund të dëshmohet edhe përmes kamerave

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala është deklaruar lidhur me raportimet se pati një përleshje fizike në mes tij dhe deputetit të VV-së, Gazmend Gjyshinca.
Shala ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se askush askënd as fiziksht as verbalisht nuk e ka sulmuar.
“Ju mund të keni qenë edhe në sallë, unë s’jam kundërpërgjgijur dhe s’kam thënë asgjë që mund të konsiderohet si natyrë e asaj, as në mbledhje e as në koridor. I gjithë rasti nuk ekziston dhe kjo mund të dëshmohet meqë edhe po duhet”, tha Shala, shkruan Indeksonline.
Gjithashtu Shala deklaroi se ambienti i Kuvendit monitorohet nga kamerat për 24 orë radhazi dhe mund të dëshmohet e gjitha çfarë ka ndodhur dhe se s’ka të bëjë fare me ato që pretendohen nga Vetëvendosje.
“Është rast i inciuar, kemi dhënë deklaratat tona lidhur me rastin dhe kemi mbyllur këtë cështje. Personale nuk e di por politike po, ne s’jemi përfshirë në atë debat dhe s’kishte të bënte me qëndrimet e VV-së, unë i parashtrova pyetje minsitres së Jashtme dhe bëra një koment të shkurtër për Politikë të Jashtme asgjë tejtër”, tha ai./Indeksonline/