Masat e reja vënë në lajthitje policinë në Fushë Kosovë

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që lokalet të mbesin te hapura deri në ora 22:30, mirëpo në Fushë Kosove policia ende nuk ka pranuar këtë vendim qeveritar.
Siç raporton IndeksOnline, policët që kishin dal në detyrë zyrtare thanë se nuk kanë pranuar ndonjë vendim andaj po zbatojnë vendimin e kaluar ku qytetarëve në disa komuna iu ndalohej lëvizja e bizneseve veprimtaria e tyre pas orës 21:00.
Ndërkohë policia gjatë rrugës “Dardania”, iu ka marrë të dhëna qytetarëve të cilët nuk bartnin maska.
Indeksonline natën e kaluar kishte raportuar se qeveria do të merrte masa të reja në luftën kundër Covid 19 e të cilat u prezantuan si vendime fuqiplotë që pas nënshkrimit të kryeministrit Avdullah Hoti./IndeksOnline/
