Milot Rashica flet për ndeshjet e Playoffit, tregon ëndrrën që ka

Milot Rashica ka thënë se kualifikimi në Kampionatin Evropian është një ëndërr e çdo futbollisti të Kosovës.
Edhe pse e sheh ndeshje shumë të vështirë ai beson se do ta bëjnë ëndrrën realitet, shkruan Indeksonline.
“Kjo është jashtëzakonisht e madhe për tifozët për shtetin, është ëndërr edhe për lojtarët që me u kualifikua në një kompeticion të madh. Vullneti dhe dëshira është shumë e madhe. Atmosfera është shumë e mirë dhe kjo është ajo që na jep vullnet dhe motiv“, ka thënë Rashica në “Ndrrimi i Natës”.
“Presion ka kapak por edhe kundërshtari nuk duhet të nënvlerësuar se kanë bërë ndeshje shumë të mirë“.
“Kjo është ëndrra jonë por është e çdo tifozi të Kosovës që me marr pjesë në Kampionatin Evropian“, tha ndër të tjerash ylli i Werder Bremenit. /IndeksOnline/