“Bileta” e fundit për Evropë, Prishtina dhe Ballkani sot luajnë finalen e madhe

Sot nga ora 17:45 do të zhvillohet finalja e “Digitalb Kupës” mes Prishtinës dhe Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Fituesi i këtij dueli do të kualifikohet për në para-kualifikime të Evropa Ligës, transmeton Indeksonline.
Pasi asnjëra skuadër nuk arriti të siguroj garat evropiane përmes sezonit të rregullt, sonte Prishtina dhe Ballkani kanë mundësinë e fundit.
Në dy ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar dy skuadrat ndërmjet vete, rezultati ka qenë i barabartë./Indeksonline/